Si ta rinovoni pasaportën shqiptare kur jetoni në Gjermani

Kontrolluar më 28 tetor 2026.

Nëse jetoni në Gjermani, pasaportën dhe kartën ID shqiptare mund t'i bëni në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin. Takimin e rezervoni vetë në e-albania.al. Pasaporta prodhohet në Shqipëri dhe merr rreth 4 deri në 6 javë.

Ku
Ambasada e Shqipërisë, Seksioni Konsullor, Friedrichstraße 231, 10969 Berlin, kati i 6-të
Kostoja
Pasaporta 170 €, karta ID 16 €, të dyja 186 €
Vetëm njërën?
Po. Që nga 25 tetori 2024 mund të aplikoni vetëm për pasaportë ose vetëm për kartë ID.
Kur ta rinovoni
Kur ka skaduar, ose 6 muaj para skadimit nëse udhëtoni në vende që kërkojnë 6 muaj vlefshmëri
Koha
Rreth 4–6 javë nga dita e shenjave të gishtave
Email konsullor
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Hapat

  1. Rezervoni takimin në e-albania.al
    Krijoni llogarinë tuaj dhe zgjidhni datën në Ambasadë.
  2. Paguani me transfertë bankare
    Në llogarinë e Seksionit Konsullor (shihni faqen e Ambasadës), të paktën 3 ditë para takimit. Në Ambasadë nuk paguhet me para në dorë.
  3. Printoni dhe merrni me vete
    Faturën origjinale të pagesës (Kontoauszug), pasaportën e skaduar ose që po skadon, kartën ID shqiptare (e detyrueshme nëse keni pasur), dhe lejen e qëndrimit (Aufenthaltstitel, Duldung, Fiktionsbescheinigung ose dokument tjetër që tregon se jetoni në Gjermani).
  4. Mos sillni foto
    Fotoja, shenjat e gishtave dhe firma bëhen në Ambasadë.
  5. Merreni pasaportën
    Personalisht në sportel, ose me postë brenda Gjermanisë nëse sillni zarfin e parapaguar që kërkon Ambasada.

Para se të shkoni

Shtetas i Kosovës? Udhëzuesin për pasaportën e Kosovës në Gjermani nuk e kemi publikuar ende. Tarifën nuk e publikojmë, sepse faqja zyrtare jep dy shuma të ndryshme.
Ky është informacion i përgjithshëm nga burimet zyrtare më poshtë, jo këshillë ligjore. Rregullat dhe tarifat ndryshojnë: kontrolloni gjithmonë faqen e Ambasadës para se të paguani.

Burimet

Gjetët një gabim ose ndryshim? Na tregoni.